Arrestime të reja për rastin “Puç” (VIDEO)

Edhe dy persona janë arrestuar sot me dyshim për spiunim të shtetit, në kuadër të operacionit “Puç”. Si që lajmëroi policia bëhet fjalë për persona të cilët kanë punuar në Ministri të brendshme. Janë arrestuar 49 vjeçari Gj.L. dhe 59 vjeçari Z.K.

Njëri nga to është aktualisht i punësuar në MPB ndërsa tjetr ish i punësuar në MPB. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski nuk ka zbardhur më shumë detaje në lidhje me këtë rast.

Sipas informatave të tij, ata akuzohen se kanë punuar për agjenci të huaja shtetërore duke marrë para për shërbimet e bëra. Policia ka bërë bastisjen e shtëpive të tyre dhe ka gjetur 5 lap-top kompjuterë, 4 kompjuterë, 18 telefona celular, 1000 disqe, 140 video kaseta, 19 negative filmike, 19 filma për foto-aparat, 14 fllopi disqe, 17 hard disqe dhe 19 USB.

Si që e dimë, në këtë operacion është arrestuar ish drejtori i Kundërzbulimit, Zoran Verushevski, gruaja e tij dhe një i punësuar në komunën e Strumicës.

Lideri të opozitës, Zoran Zaev i është marrë vetëm pasaporta. /Portalb
v

Lajme të ngjashme

Back to top button