SHBA: Topi elektromagnetik, 7 herë më i shpejtë se zëri (Video)

Pentagoni e ka zbuluar se cila do të jetë arma e së ardhmes për ushtrinë amerikane.

‘Railgun’ apo topi elektromagnetik mund të gjuaj raketën me shpejtësi 7 herë më të madhe se shpejtësia e zërit.

Kjo armë së shpejti pritet të bëhet pjesë e armatimit të ushtrisë amerikane.

Arma është prezantuar para pak ditësh dhe siç raportojnë mediat SHBA-të pritet që vitin e ardhshëm të fillojë testimet e kësaj arme.

Topi gjuan raketat duke përdorur forcën elektromagnetike në vend të shpërthimit të barutit, dhe për shkak të shpejtësisë së madhe, raketat mund të shkatërrojnë edhe mburojat më të dendura. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button