Maqedonia në listën e shteteve me më shumë azilkërkues

Maqedonia ndodhet e 22-ta në listën e 30 shteteve me më shumë azilkërkues në BE. Sipas Radios Evropa e Lirë, e cila thirret në një analizë të Eurostat, në kuartalin e parë të këtij viti janë shqyrtuar gjithsej 1.335 kërkesa për azil nga shtetas të Maqedonisë. 

Nga vendet e rajonit, Kosova dhe Serbia kryesojnë me numrin më të lartë të azilkërkuesve, me mbi 3.300 kërkesa për azil, dhe pasojnë Shqipëria me mbi 2.200 dhe Turqia me 1.600 aplikantë. 

Listën e shteteve me më shumë azilkërkues  në rang Evrope e kryeson Rusia, me mbi 8.400 azilkërkues në katërmujorin e parë të vitit, që përbën rritje me 4 mijë syresh krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button