Seria A, Roma dhe Napoli nuk ndalen

Pas katër barazimeve rradhazi, Roma më në fund e ka gjetur më në fund fitoren duke mposhtur 1-2 Cagliarin, kurse Napoli ka bërë hap të rëndësishëm drejt vendit të tretë, duke mposhtur 3-1 Udinesen.

Ljajic(37′) dhe Paredes(85′) i siguruan fitoren ‘Romakëve’, kurse në minutën e fundit M’Poku shënoi golin e nderit për vendsait, të cilët gjenden në vendin e 17 me 19 pikë e Roma në vendin e dytë me 46 pikë.

Edhe Napoli ka mposhtur Udinesen me rezultat 3-1, në një sfidë të bukur të zhvilluar nga ekipi i drejtuar nga Rafa Benitez.

Mertens(8′) dhe Gabbiadini(21′) i dhanë Napolit epërsinë prej 2-0, para se Thereau(27′) ta ngushtonte diferencën në 2-1.

Rezultati 3-1 e vulosur nga Thereau, i cili shënoi autogol.

Pas kësaj fitore, Napoli mbetet në vendin e tretë me 42 pikë e Udinese mbetet në vendin e 12 me 28 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button