A nuk vlejnë tetovarët as sa honorarët?

Pasi këto ditë qeveria me të madhe lëshon pe para kërkesave të arsyeshme për të cilat pati revolta shoqërore si ligji për arsim të lartë, lirimi i një gazetari, kërkesat e mësuesve dhe ligjin për honorarë, parashtrohet pyetja se pse ende nuk janë marrë masa urgjente për ndalimin e helmimit që i bëhet qytetarëve tetovarë nga një ndotës kolektiv e i cili përbën më shumë se gjysmën e ndyrësirës së ajrit në Tetovë dhe fushën e Pollogut.

Nuk mund të thuhet se nuk pati revolt për këtë helmim direkt të këtyre qytetarëve, pasi tani më kishte disa herë protesta masive me qëllim të reagimit për vendimin e shtyrjes dhe prolongimit të vënies filtra për Jugohromin. Tetovarët dhe të tjerët po helmohen dhe vdesin çka tjetër duhet të ndodhë që të kenë të drejtën për jetë të shëndetshme, pse mos vallë jeta e tyre është më pak e vlefshme se sa liria e gazetarit, paga e arsimtarit?!

Apo për këtë qeveri tetovarët nuk vlejnë as sa honorarët?! Si në rastin e tërheqjeve tjera edhe kjo është një masë urgjente që duhet menjëherë të merret e ajo është suspendimi i lejes për punë të këtij ndotësi deri në instalimin e filtrave të domosdoshëm. Është gjë që bëhet dhe një gjë që duhet menjëherë Ministria e Ekologjisë ta kërkojë dhe zbatojë në praktikë. Menjëherë, sa s’ju ka plasë.

Lajme të ngjashme

Back to top button