Casillas flet pas humbjes: Nuk bëra gabim

Portieri i Real Madrid, Iker Casillas është i bindur se ai nuk bëri gabim në golin e parë të pesëuar ndaj Atleticos.

Veterani spanjoll lejoi që goditja e Tiagos të shkonte përmes gishtave të tij dhe të futej në rrjetë, por Casillas insiston se nuk kishte faj.

Pas kësaj, 33-vjeçari pësoi edhe tre gola të tjerë.

”Gabim? Pse ishte gabim? Unë mund t’ju siguroj se nuk ishte gabim. Topi kaloi mes Nachos dhe Varanes që i ndërruan drejtimin topit”, potencoi Casillas.

Lajme të ngjashme

Back to top button