Ja si bëhet zbulimi i laboratorëve të drogës përmes kulmeve të shtëpive (FOTO)

Cili mund të jetë problemi më i madh i kultivuesve të marihuanës? Në Holandë, mund të jetë bora.

Sipas Policisë holandeze, shtëpitë të cilat nuk kanë borë në kulm përkundër reshjeve të mëdha, janë duke u monitoruar dhe cilësohen të dyshuara për kultivim të marihuanës.

Të premten policia ka publikuar një foto në të cilën shihet kulmi i shtëpisë pa borë derisa shtëpitë fqinje janë “të bardha” nga bora, transmeton Koha.net.

Kultivimi i marihuanës kërkon temperatura dy herë më të larta se ato të shtëpive normale dhe policia ka një strategji për të gjetur se cila familje kultivon marihuanë.

Vetëm gjatë reshjeve të fundit të borës, policët holandezë kanë zbuluar qindra laboratorë të marihuanës pasi krejt çka kanë bërë ata është kërkimi i shtëpive pa borë mbi kulme.

Këto aksione mund të duken të çuditshme kur dihet se në Holandë marihuana është e legalizuar, por në kohët e fundit qeveria po tenton të ulë konsumimin e drogës.

Lajme të ngjashme

Back to top button