Ja si të instaloni një antivirus efektiv dhe terësisht falas

Të gjithë që kanë një kompjuter Windows e dinë shumë mirë rëndësinë e të pasur të një softuer sigurie të cilin që të gjithë e quajmë Antivirus. Për këtë u themi që nuk është aspak e nevojshme të paguani që ta keni një të tillë.

Në këtë artikull kemi përgatitur një udhëzues me rekomandimet tona. Microsoft Security Essentials është një opsion mjaft I mire dhe falas, por në testimet e antivirusëve nuk cilësohet më aq kompetent. Nëse jeni një përdorues i avancuar, Avast është antivirusi ynë i preferuar, po që normalisht ka nevojë për konfigurim. Ndërsa për një përdorues normal, Bitdefender Edicioni falas ngelet zgjedhja më e mirë.

Ja sesi të instaloni dhe përdorni antivirusinBitdefender në kompjuterin tuaj Windows:

* Vizitoni uebfaqen e Bitdefender Free Edition dhe shkarkoni softuerin. Me një dopjo klik, mund të filloni proçedurën e instalimit.

* Ndiqni manualin e instalimit. Nëse ju kërkon të ç’aktivizonit softuerin actual të sigurisë, mos hezitoni sepse nuk është e këshillueshme të mbani dy antiviruse në funksion.

* Gjatë proçesit të instalimit, Bitdefender do të bëjë një skanim automatik të sistemit.

* Pasi të keni përfunduar shkarkimin dhe instalimin, mund të vazhdoni me opsionin e krijimit të një llogarie Bitdefender. Kjo është shumë e rëndësishme sepse një pjesë e madhe e këtyre softuerëve ofrojnë 30 ditë siguri dhe nëse rregjistroni një llogari merrni një vit mbrotje falas.

Tani nëse vëreni një ikonë “B” në taskbar, kjo do të thotë se antivirusi Bitdefender është aktiv në sfond duke monitoruar çdo moment për programe dashakeqëse. Edicioni falas i antivirusit nuk ofron opsione të shumta, por vetëm mbrotjen ndaj viruseve dhe skanimet automatike.

Në raste të shumta, Bitdefender do ju pengojë nga vizitimi i uebfaqeve që përmbajnë maluerë. Nëse në kompjuterin tuaj depërton një skedar i infektuar, Bitdefender automatikisht do e vendosë në karantinë.

Është shumë e rëndësishme të keni një antivirus të mirë, por po aq e rëndësishme është edhe të qëndruarit i sigurtë në ueb. Duhet të keni parasysh diçka: Asnjëherë mos klikoni diçka që ju paralajmëron se në kompjuterin tuaj gjendet një virus vetëm nëse ky njoftim vjen nga vetë Bitdefender. Mos klikoni në lidhjen e dyshimta e postimet e dyshimta në rrjetet sociale si Facebook. Keni kujdes me postën elektronike, sepse për dekada me radhë ka rezultuar famëkeqe për shumë përdorues. (PCWorld Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button