Shkup: Zjarri merr jetën e shkupjanit

Ka  humbur jetën një person nga zjarrin që shpërtheu sot në mëngjes në pallatin e banesave në lagjen “Kolonia” te Shkupit. Shefi i brigadës zjarrfikëse të Shkupit, Bllagoja Menkovski për MIA-n deklaroi se zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin dhe se po punojnë në pastrimin e tij. Ai kumtoi se në zjarr jetën e ka humbur një person, i cili është fshehur në vaskë në banesën e cila ishte kapluar nga zjarri dhe ka vdekur si pasojë e ngulfatjes. Në intervenimin për shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 18 zjarrfikës me shtatë automjete zjarrfikëse.

Sipas informatave fillestare, zjarri ka shpërthyer në orën 7 e 45 minuta nga shkaqe deri më tani të panjohura. Stihia e zjarrit ka përfshirë sipërfaqe prej 100 metrave katror të ndërtesës banesore.

Lajme të ngjashme

Back to top button