fbpx

Sot pritet opozita ti pëlcas “bombat” e skandaleve Qeveritare

LSDM-ja nga sot pritet të fillojë zbardhjen e materialeve komprometuese për pushtetin aktual apo shpërthimin e ‘bombave’ të paralajmëruar prej muajsh.

Pas Këshillit Qendror të LSDM-së, Zaev një ditë më parë mori mbështetjen edhe të partive të tjera opozitave partnere, që të zbatojë projektin e ashtuquajtur “E vërteta për Maqedoninë”.

Sot nis shpalosja e dëshmive të përgjimit sistematik të paligjshëm të mijëra qytetarëve, kontrollit të plotë dhe keqpërdorimin e institucioneve shtetërore dhe gjyqësore, mashtrimet e shkeljet zgjedhore si dhe aferat korruptive të përfaqësuesve më të lartë shtetërorë.

Këto dëshmi sipas LSDM-së konfirmojnë edhe vërejtjet e faktorit ndërkombëtar për presion të madh ndaj mediave dhe fjalës së lirë, kontrollit të plotë të institucioneve shtetërore, nga ana e partisë në pushtet, gjyqësor të diktuar nga partia dhe shkelje e sundimit të së drejtës. Sipas Kushtetutës dhe Ligjeve në Maqedoni, askush nuk ka të drejtë të pengojë publikimin e materialeve që dëshmojnë krimin dhe keqpërdorimin nga Qeveria. Qëllimi i publikimit të këtyre dokumenteve sipas LSDM-së është kthimi i lirisë dhe demokracisë në Maqedoni.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Zoran Zaev nga ana tjetër theksoi se asgjë nuk mund ta zmbraps atë nga zbardhje e të vërtetës, madje as padia që ngriti kryeministri Gruevski, në të cilin Zaev u akuzua për dhunë në tentativë ndaj përfaqësuesve më të lartë shtetëror.

LEXO: Remenski paralajmëron “bombat” do ti prekin edhe funskionarët shqiptarë

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close