Georgievski: Videoja në qeveri është bërë nga kryeministri ose sigurimi shtetërorë

Lidhur me videon përgjuese që është bërë nga takimi i kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të opozitës Zoran Zaev, ish kryeministri Lubço Georgievski, në një intervistë për Plusinfo deklaron se nuk ka shanse që në zyrën e kryeministrit të ketë mjete përgjuese, përveç nëse dikush nga MPB kokë më vete e ka bërë atë. Georgievski thotë se edhe nëse mund të supozohet se dikush nga jashtë ka ardhur dhe e i ka vendos mjetet përgjuese në kabinetit e kryeministrit edhe kjo sipas tij është absurd.

Vlerësoj se qytetarët nuk janë naiv. Kur të nis procesi dhe kur të fillojnë që të dalin në opinion ato materiale, gjithçka do të dihet se kush ka incizuar qeveria apo opozita. Agresioni që tash po shpërndahet përmes medieve, nuk do t`i ndihmoj asaj pale duke ia hedhur fajin palës tjetër.”, theksoi Georgievski.

Për pushtetin e dimë se ka sisteme të tëra të përgjimit. Por, a ka opozita një mundësi të këtillë, që vet të organizoj një incizim të fshehur?

“ Ashtu si opozita thotë se pushteti incizon, po ashtu edhe pushteti veproi në mënyrë shumë arrogante, duke thënë se incizon opozita.

Sipas meje, ekziston një mundësi e tillë teknike. Në shumë vende mund të blini mjete për përgjimin e telefonave.

Ato mund t`i porosisni edhe përmes internetit. Megjithatë, dikush të thotë se ju e keni bërë atë, duhet përballur me faktin se ajo gjë është vepër penale.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button