MPB me “pullë të kuqe” synon të rrit numrin e paraqitjes së shkeljeve në polici

Ministria e Punëve të Brendshme prej sot fillon me implementimin praktik të projektit të ri “Red Baton”, ose “Pulla e kuqe”, aplikacion i cili gjatë periudhës së kaluar u disenjua dhe përgatitur për ueb faqen e Ministrisë.

Ministria nuk ka përkthyer në shqip këtë aplikacion.

Me këtë aplikacion në ueb faqen zyrtare të MPB­së, u mundësohet qytetarëve që edhe përmes rrugës elektronike të paraqesin një vepër të caktuar, njohuri ose informatë, që ka të bëjë me sferat e abuzimit të fëmijëve, tregtisë me njerëz dhe krim nga urrejtja, respektivisht thirrje në dhunë.

Pasi bëhet fjalë për dyshime jashtëzakonisht serioze, secili keqpërdoim i qëllimshëm do të hetohet në mënyrë shtesë dhe sanksionohet në mënyrë adekuate. Lidhur me abuzimin të fëmijëve, aplikacioni ofron mundësi që të paraqiten raste konkrete të abuzimit ose raste të keqpërdorimit në internet.

Lajme të ngjashme

Back to top button