fbpx

VMRO lëshon pe edhe për Ligjin për honorarët

Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së, deri te Parlamenti do të paraqesë propozim për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për të ardhurat që ka të bëjë me sigurimin e detyrueshëm shëndetësorë.

“Të punësuarit dhe pensionistët lirohen nga obligimi për të paguar kontribute nëse realizojnë të ardhura shtesë në nivel mujor në bazë të kontratës në vepër, kontratës autoriale apo ndonjë kontratë tjetër, më të vogla se shuma e pagës mesatare neto në Maqedoni, që sipas Enti të Statistikave është 21 300 denarë. Këta persona do të paguajnë kontribute vetëm për shumën që e kalon pragun prej 21 300 denarë”.

Në qëndrimin e VMRO DPMNE-së paralajmërohet se grupi i deputetëve të kësaj partie po inicion ndryshime urgjente ligjore. Ata që janë të papunë dhe kanë të ardhura deri në 9 600 denarë, nuk do të paguajnë fare kontribute.

“Këta persona do të paguajnë kontribute vetëm për shumën që kalon pragun prej 9 600 denarë. Kjo bëhet me qëllim që të mbrohen interesat e personave të angazhuar në punë, por që nuk iu paguhet sigurimi pensional-invalidor”.

Ndryshimi i tretë ka të bëjë me personat që kanë të ardhura shtesë në bazë të kontratës tek punëdhënësi i njëjtë ose tek ndonjë person juridik e cila është firmë kapitale, menaxhuese ose familjarisht e lidhur me punëdhënësin. Në këtë rast, kontributet do të paguhen në shumën e plotë të honorarit. Gjithashtu, parashikohet që kontributet të paguhen vetëm për honorarin që është paguar. Këto rregulla do të jetë retroaktive edhe për të ardhurat e realizuara në janar të vitit 2015-të. Rregullat e mësipërme për pagesën e kontributeve, do të jenë në fuqi deri në futjen e Maqedonisë në BE.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close