Masa disiplinore kundër 41 të punësuarve në MPB

Gjatë javës së kaluar pas procedurës së kryer disiplinore, janë marrë 41 vendime kundër 41 të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të shkeljeve të kryera në punë, në pajtueshmëri me dispozitat nga neni 206 dhe neni 207 nga Marrëveshja kolektive e MPB-së.

Madje, 38 të punësuarve u është shqiptuar masë “gjobë në të holla”, një të punësuari masë “ndërprerje të procedurës”, dhe njërit të punësuar masë “paralajmërim me shkrim”. Bëhet fjalë për inspektorë të lartë për pranim, udhëheqës ndërrimi, si dhe policë nga stacionet policore Karposh, Gjorçe Petrov, Çair, Bit Pazar, Gazi Babi, Aerodrom, Radovish, Vallandovë, Shtip, Veles, Kumanovë, një polic për patrullë dhe intervenim në Njësitin për përgjigje dhe intervenim të parë  ALFA etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button