fbpx

Fushatë kundër “Fifty Shades of Grey” në Amerikë

Zbardhja e një pjese të skenave të filmit “Fifty Shades of Grey” ka vënë në lëvizje organizata dhe shoqata të mbrojtjes së të drejtave të femrave të dhunuara që bëjnë thirrje për bojkotimin e këtij filmi. 

Me hashtagun “50 dollarsnot50shades” aktivistët në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada u bëjnë thirrje të gjithë njerëzve që në vend të shpenzimit të 50 dollarëve me bileta dhe kokoshka për të parë filmin, më mirë ta dhurojnë këtë shumë në llogaritë e organizatave dhe shoqatave të mbrojtjes së grave të dhunuara.

“Hollywood-i nuk ka nevojë për paratë e tua; gratë e dhunuara po!”, është slogani i fushatës.

‘Fifty Shades of Grey’ do të ketë më shumë skena seksi se sa 100 filmat më “pikantë” të vitit 2014 të marra së bashku, duke e bërë atë filmin më erotik të dekadës.

Filmi që do të shfaqet për herë të parë në Shën Valentin do të ketë rreth 12 skena seksi që do të përbëjnë 20 minuta nga 100 që zgjat i gjithë filmi.

‘Fifty Shades of Grey’ është një nga filmat më të shumëpritur të vitit dhe traileri i tij është parë më shumë se 45 milionë herë në Youtube. / Top Channel

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close