Ministri Neziri për vizitë zyrtare në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku do të realizojë takime me ministrin e Energjisë dhe Industrisë Damian Xhiknuri dhe me ministrin e  Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.

Në takimet në Tiranë do të diskutohet për bashkëpunim në sferën e energjetikës, industrisë, tregtisë, por edhe për projektete aktuale dhe të ardhshme investuese të cilat mund të kontribuojnë për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy shteteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button