Prilep, një vozitës së bashku me veturën gati sa nuk u gëlltit nga lumi (VIDEO)

Një vozitës në Prilep gati sa nuk u gëlltit nga uji i lumit së bashku me veturën e tij. Në përpjekje për të kaluar lumin me veturën e tipit “Xhip” papritmas uji vërshoi me të madhe duke e marrë me vete për disa metra veturën dhe vozitësin. Vozitësi mezi ka arritur të dal nga vetura xhip i mbushur me ujë deri sa vetura lëvizte përgjatë lumit sikur të ishte një copëz letre.

“Vetura për një moment u bë një varkë pa kontroll. Uji filloi të ngjitej lartë duke lëvizur veturën disa metra më poshtë përgjatë lumit. Arrita që të hap dritaren dhe të kaloj lumin me ujin e rrëmbyeshëm që më merrte me vete. Kam pasur fat, për pak sa nuk ndodhi tragjedia”, thotë Bojoski.

Lajme të ngjashme

Back to top button