Raporti i KEPJ: Në Maqedoni kemi përkeqësim dramatik të stabilitetit

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë hetuar se në Maqedoni ka një përkeqësim dramatik të stabilitetit të vendit në vitin 2014. Kështu shkruan raporti i fundit i Këshillit Evropian Për punë të Jashtme.
Raporti në fjalë vlerëson ecurinë në sferën e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Në lidhje me Maqedoninë, ky raport shkruan se arsye për brengosje janë marrëdhëniet e brishta ndër-etnike si dhe rikujton vërejtjet e ashpra të Komisionit Evropian ndaj Maqedonisë për mediumet dhe gjykatat.

Në përmbledhje thuhet se Ish Republika e Maqedonisë ka ngecur në rrugën e euro-integrimeve ndërsa shtetet anëtare në BE nuk kanë arritur në ndërmarrin asnjë iniciativë për ti lëvizur punët përpara për këtë vend, shkruhet në raport.

Lajme të ngjashme

Back to top button