Greqia miraton tatim të posaçëm për të pasurit

Qeveria e re greke përgatit reforma në sistemin tatimorë, ku do të zbatohet “tatim i veçantë për pronat e mëdha”. Siç informon “Grik reporter” me këtë takim do të përfshihet çdo gjë që është e vlefshme dhe tejkalon shifrën prej 300. 000 euro.

Sistemi i ri tatimor më i thjeshtë pritet t’i zmadhojë të ardhurat e shtetit dhe njëkohësisht t’u kundërpërgjigjet kritikave të partnerëve evropian se grekët e pasur nuk paguajnë tatim.

Sistemi i ri tatimor llogaritet në bazë të të gjitha pronave të obliguesve tatimor dhe ndërrohet me praktikë të thjeshtë e cila është zbatuar tek patundshmëritë. Tatim do të duhet të paguaj secili që posedon pronë me vlerë mbi 300.000 euro. Madje edhe të papunësuarit që kanë trashëguar pronë të madhe duhet të paguajnë tatim për këtë.

Planifikohet edhe rritje të të ardhurave të patatimuara vjetore prej 16. 000 euro për familje me dy fëmijë gjegjësisht 19.000 euro për familje me tre fëmijë. Gjithashtu parashihet zbatimi i tatimit shpenzues për makina të shtrenjta, anije, avionë, helikopterë, pishina dhe lukse tjera.

Qeveria, gjithashtu, planifikon t’i shkarkoj qytetarë me të ardhura të ulëta me lehtësime tatimore, kështu që amvisëritë me të ardhura vjetore më të ulëta se 15. 000 euro do të paguajnë kompensim më të vogël për shërbime komunale dhe patundshmëri. Me tatimim indirekt, grekët planifikojnë t’i ulin shpenzimet tatimore në bazë të prodhimeve ushqimore dhe burimeve ripërtëritëse të energjisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button