Gruevski dhe kriza : Kush kë menaxhon?

Mes vërshimeve dhe kërcënimeve me “bombë” nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kryeministri Nikola Gruevski “papritmas” i ftoi në takim përfaqësuesit e “Plenumit studentorë”. Gjithashtu papritmas, para mesnatës, opinioni kuptoi se SASHK do ta ndërpres grevën e cila zgjati dy javë. Edhe më tej diskutohet nëse arsimtarët kanë humbur apo fituar me marrëveshjen që kreu i  lëvizjes punëtore e arriti me ministrin e arsimit, Abdyaqim Ademi, doli edhe marrëveshja mes studentëve dhe kryeministrit.

Të gjithë më se të qartë se kishim se marrëveshje do të ketë, pa marr parasysh reagimeve fillestare të studentëve dhe njoftimeve nga kabineti i numrit një të qeverisë së Maqedonisë. Të gjithë e dimë se kush është futur në kabinetin e Gruevskit, nuk ka dalur pa marrëveshje, përveç, kuptohet, Zaevi. Por, kjo është tregim në vete.

Pas ofenzivës së Qeverisë për “vendosjen në rregull” të strukturave arsimore në vend, shtrohet dilema për përdorimin e aksionit të quajtur “inteligjenca e heshtur”, me të cilën pushteti do të përpiqet me të gjitha forcat dhe premtimet, të cilat ndoshta nuk i shkojnë për shtati, ta përfitojë heshtjen nga kjo strukturë elastike? Vallë e gjithë kjo seri (ligji per honoraret, lirimi i Kezharovskit, Vranishkovskit, marrëveshja me SASHK-un, me USHKM-në, me anëtarët e plenumit) do të ketë fund dhe do të sjell rrugë të qeta dhe a ka lidhje me operacionin “Puç”? Pse gjithë kjo ngutje? Çfarë duhet të ndërmerret?

Siç edhe filloi, papritmas dhe shpejtë, e më pas u bë okupim masovik i rrugëve, gjithashtu papritmas dhe shpejtë i zbatua aksion për qetësimin e tyre.

Pas paralajmërimit për vazhdimin e dialogut me SASHK, sot edhe në diskutimet e studentëve të “Plenumit studentorë”, nuk do të kenë ditë të bardhë as honorarët. Posaçërisht pas paralajmërimeve se të premtën e ardhshme (të zezë) edhe ata do të protestojnë.

Është e qartë se Gruevskit nuk i konvenon (të paktën për momentin) rrugë të mbushura. Pushtetit i nevojiten rrugë të qeta. Gruevski shumë më pak mund të menaxhoj disa kriza përnjëherë, kështu që vendosi t’i relativizoj dhe t’i zgjidh një nga një.

Lajme të ngjashme

Back to top button