Milevski: Maqedonia mund të dal nga kriza vetëm me qeveri të përkohshme

Kryetari i ri i Partisë Liberal Demokrate, Goran Milevski ka konfirmuar se nuk do të ketë ndryshime në qëndrimet e kësaj partie sa i përket kërkesave dhe veprimit të përbashkët të frontit opozitar. Sipas tij mënyra e vetme për të dalë nga kriza është formimi i qeverisë së përkohshme. Sipas tij një qeveri e tillë në mënyrë neutral do të përgatitë zgjedhjet e reja. Kryetari i sapo zgjedhur i PLD-së, i jepë përkrahje publikimit të fakteve dhe argumenteve që kanë të bëjnë me kriminalitetin në vend.

Në lidhje me rastin “Puç”, Milevski ka thënë se nuk jemi në kohën e Luj XIV i cili thoshte se “Shteti jam unë”, dhe çdo tentim për ndryshim të kryeministrit të jetë edhe tentim për grusht shtet dhe prishje të rëndit kushtetues.
“Në çdo vend demokratik opozita lufton për të ardhur në pushtet. Nëse ka fakte dhe argumente për kriminalitetet ato duhet të publikohen. Kjo nuk vlen vetëm për opozitën por edhe për çdo qytetarë, për atë shkak nëse nuk denoncohet kriminaliteti, ai do të bëhet bashkëpjesëmarrës.”, ka deklaruar Milevski për Radio Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se ka takime me Zaevin ndërsa pret që këto ditë ai të filloj me publikimin e materialeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button