Maqedonia në Beaver Crik në Kolorado të SHBA, mes tyre tre tetovarë

Në kampionatin botëror i skijimit që kësaj radhe do të mbahet në Qendrën Sportive Dimërore Beaver Crik në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga data 9 deri me 17 shkurt pritet të marinë pjesë skiator nga 70 shtete të botës në mesin të cilëve edhe reprezentacioni i Maqedonisë dhe ai i Shqipërisë.
Ekspeditën e Reprezentacionit të Maqedonisë që do të drejtohet nga nënkryetari Hadi Iljazi do të përbëhet nga gjashtë skiator Dardan Dehari, Antonio Ristevski, Besar Iljazi, Gentian Kurtishi, Marjan Nashoku dhe Luka Bozhinovski së bashku me trajnerin Ivan Lesevski.

Dardan Dehari
Dardan Dehari

“Kampionati Botërorë i Skijimit është eventi më i madh pas Lojërave Olimpike Dimërore, pasi marrin pjesë skiator nga 70 shtete të botës. Maqedonia do të përfaqësohet me gjashtë skiator në disiplinat sllallom i madh dhe sllallom. Pretendimet e garuesve tanë janë që sipas mundësive të kualifikohen në pjesën finale” tha Hadi Iljazi nënkryetra i Federatës së Skijimit të Maqedonisë .

Në bazë të numrit të garuesve që do të përfaqësohen në këtë kampionat të botës, nënkryetari Hadi Iljazi theksoi se “ Kjo është ekspedita më e lartë e klubit të skijimit Shkëndija në kuadër të reprezentacionit të Maqedonisë. Edhe pse realisht gjasa për kualifikim në garat finale kanë vetëm Dardan Dehari dhe Antonio Ristevski”.

Siç shihet në ekspeditën 8 antarëshe të reprezentacionit të Maqedonisë nënkryetari i Federatës së Skijimit të Maqedonisë si dhe tre anëtarët e reprezentacionit vinë nga klubi i skijimit Shkëndija që është frytë i punës disa vjeçare . “Vërtet është frytë i djersës së derdhur të drejtuesve por edhe vetë garuesve gjatë viteve të kaluara” tha ai.

Besar Iljazi
Besar Iljazi

Perspektiva e skijimit në Maqedoni përkundër kushteve dhe terreneve ideale për zhvillimin e këtij sporti megjithatë atë nuk është e mirë, por nënkryetari Iljazi shpresën e ka pikërisht tek këta garues të cilët kanë kaluar të gjitha kategoritë duke filluar nga fatosat e deri tek seniorët. “Pikërisht ashtu këta janë ata nga të cilët pritet të jenë shtyllat e të ardhmes së klubit Shkëndija. Por dua të theksojë se kjo krizë nuk është evidente vetëm në klubin tonë por në të gjithë Maqedoninë” shprehet nënkryetari Hadi Iljazi, i cili shpreh keqardhje për neglizhencën e klubeve në të gjithë vendin.

Në se vërtet flitet për ndonjë të arritur e skijimit të Maqedonisë përkundër krizës ka edhe suksese, pasi vitin e kaluarishin dy garues në Lojërat Olimpike Dimërore, ndërsa këtë vit do të përfaqësohen me 6 garues në kampionatin botërorë në Kolorado të SHBA-ve .

Gentian  Kurtishi
Gentian Kurtishi

“Në këtë kornizë edhe garuesi i KS Shkëndija , Dardan Dehari i cilin e ndanë vetëm disa pikë që të arrin normën olimpike , ndërsa tani në kampionatin botëror Shkëndija përfaqësohet me 3 skiator . Kjo dëshmon për një të arritur të lartë ekzistimin 24 vjeçar të klubit, kur dihet se kur është themeluar pritjet e aktivistëve kanë qenë shumë modeste vetë” kujton Hadi Iljazi i cili është edhe kryetar i K.S. Shkëndija

Kur përmendet klubi i skijimit Shkëndija dihet të përmendim se ishte organizator i turneut ndërkombëtar të skijimit për fëmijë “BEKA CUP”. Në fund duhet të theksojmë se ndër ngjarjet më të rëndësishme që pritet të organizohen këtë sezon të skijimit në vendin tonë veçohet edicioni i 42-të gara , ndërkombëtare e skijimit Kupa e Sharrit si dhe edicioni shtatë Universiada Dimërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button