Nesër fillon sanimi i dëmeve në rajonet e prekura nga përmbytjet

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski paralajmëroi se nesër fillon sanimi i dëmeve nga përmbytjet që i përfshiu disa rajone në vend.

Siç theksoi gjatë vizitë të djeshme së bashku me kryeministrin Nikolla Gruevski në rrethinën e Manastirit, do të fillohet me sanimin e rrugëve dhe rrugicave, ndërsa sapo të hiqet uji në Novaci do të sanohet edhe shtrati i lumit Cërna. Pas tërheqjes së ujit Ministria e Shëndetësisë në mënyrë preventive me ekipet e saj do të kryejë dezinsektim për mbrojtje nga sëmundje infektuese, ndërsa Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes qendrave të saj do të bëjë evidencë të të gjithë familjeve të rrezikuara nga përmbytjet.

Numrat telefonik që i hapi Kryqi i Kuq për donim për të përmbyturit ende janë në funksion dhe u bëhet thirrje qytetarëve dhe kompanive që të donojnë. Informatat e fundit janë se janë grumbulluar rreth 100.000 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button