Eurointegrimet rruga pa krye në krizën e thellë politike që po kalon Maqedonia

Thellimi i krizës politike në Maqedoni ka bërë që lista e pikave kritike të kushteve që duhet të përmbushen të rritet në mënyrë drastike. Çështja me delikate në morinë e kushteve që duhet të plotësohen siç është çështja e emrit ulë pritshëmritë e analistëve vendas edhe përkundër optimizmit të përfaqësuesve evropian se pas zgjedhjeve në Greqi kontesti me emrin do të marrë një dimension të ri më dinamik. Këto pritshmëri ata i konsiderojnë si jo reale.
Një pjesë e analistëve thonë se në periudhën që vjen Greqia do të jetë e preokupuar me problemet financiare dhe problemin e borxhit ndaj treshes evropiane dhe emir do të jetë dytësore.

Profesor Stevo Pendarovski thotë se në të ardhmen e afërme nuk do të ketë iniciativë për intensifikimin e dialogut greko – maqedonas dhe se do të ketë më pak presione për çështjen e emrit.

“Unë mendojë se do të ketë gjithnjë e më pak presione për shkak se do ët ndodhë një ballafaqim mes qeverisë së re greke dhe kreditorëve të tyre më të mëdhenj dhe nuk do të ketë një sinkronizim ashtu siç kishte me qeverinë e Samarasit”, thotë Pendarovski.

Sinjalin e parë për vazhdimin e dialogut për emrin e ka dërguar shefi I diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki nëpërmjet një thirrje për takim me kolegun e tij grek.

Ish Diplomati Risto Nikovski thotë se është i bindur se cështja e emrit aspak nuk është në agjendën e udhëheqjes së re greke.

“Politika greke do të ketë problem ndaj Bashkimit Evropian dhe do të furtunë dhe ën gjithë këtë Aleksis Ciprasit as që do t’i shkojë ndër mend të ndryshojë gjë ndaj Maqedonisë, por as Evropa nuk do të kërkojë gjë nga ai për shkak se do të zhvillojnë një betejë për shkak të kreditit”, thotë Nikovski.

Analsiti Albert Musliu thotë se nëse në të ardhmen intensifikohet bashkëpunimi bilateral do të jetë një fillim i mbarë, por kjo nuk do të thotë mbarim të procesit të bisedimeve.

Përkundër kësaj disa deklarata të diplomatëve evropian tregojnë se ekzistojnë shanse për zhvillimin e dialogut për emrin. Ministri i jashtëm austriak Sebastijan Kurc, deklaroi se është epaqartë s epse nuk ka asnjë zhvillim për çështjen e emrit këto vitet e fundit duke potencuar se Austria do të bëjë presion dhe do ët kërkojë dinamikë të re për këtë kontest.

Lajme të ngjashme

Back to top button