fbpx

Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi: Nesër takimi Mustafa-Vuçiç

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Frederika Mogherini ka ftuar formalisht kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Në takim me Mogherinin do jenë të pranishëm edhe dy ish kryeministrat Thaçi dhe Daçiç.

Takimi që pritet të mbahet nesër shënon vazhdimin formal të dialogut në nivelin më të lartë politik ku pas gati një vit pauze në tavolinën e negociatave do ulen dy kryeministrat dhe lehtësuesja e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Procesi do rinisë me fytyra të reja dhe kjo nga secila palë gjithnjë si pasojë e zgjedhjeve si në shtete respektive ashtu edhe në institucionet evropiane. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Fredeika Mogherini ka ftuar formalisht kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe atë të Serbisë Aleksander Vuçiç që të takohen në Bruksel dhe vazhdojnë procesin e dialogut. Këtë proces e kishte nisur paraardhësja e Mogherinit Catherine Ashton ndërsa bashkëbisedues i kishte atëbotë dy ish kryeministra, Hashim Thacin dhe Ivica Daçiçin.

Në takim me Mogherinin do jenë prezent edhe dy ish kryeministrat: Thaci dhe Daçiç, të cilët e kishin nisur procesin dhe kishin arritur Marrëveshjen e Prillit. Sipas Maja Kocijancic, zëdhënëses së Mogherinit, shefja e politikës së jashtme evropiane u ka dërguar ftesë vetëm kryeministrave.

“I përket liderëve nga Prishtina dhe Beogradi që më pas të vendosin përbërjen e delegacioneve nga kryqytetet respektive”, ka deklaraur Kocijancic. Sido që të jetë, për zyrtarët evropian prezenca e dy ish kryeministrave në këtë takim është edhe konfirmim i kontinuitetit të procesit.

Në komunikatën për shtyp të lëshuar nga kabineti i Mogherinit, thuhet se dy kryeministrat do rishikojnë progresin e arritur deri më tani në dialog dhe të vendosin si të shkohet tutje me proces të normalizimit të raporteve. Andaj edhe takimi i të së hënës më shumë ka karakter njoftimi dhe informimi për të ardhmen. Zyrtarëve evropian e konsiderojnë këtë takim si diç më shumë formale se substanciale.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close