Slloboden Peçat: Pushteti do dëbojë ambasadorin që “ndihmoi” Zaevin dhe Verushevskin?!

Me pohimet e mediave proqeveritare se kinse letra e liderit të LSDM-së Zoran Zaev deri tek i paraburgosuri, ish drejtori i Kundërzbulimit Zoran Verushevski u vërtetua “përzierja e shërbimeve të jashtme në përgatitjen e materialit” me të cilën kinse i është kërcënuar kryeministrit Nikolla Gruevski, “u vërtetua teza e gazetës ‘Slloboden Peçat’ që e lansoi pas burgosjes së Verushevskit, se, “qeveria është vënë në gjah të një ambasadori të një shteti nga Perëndimi me qëllim që të internacionalizohet rasti në fjalë, njofton Slloboden Peçat”.

Mediat proqevritare, si që shkruan “Slloboden Peçat” tani thonë se në letrën që është shkruar me dorë nga lideri i LSDM-së, “konfirmohet se kryeministri i jashtëm dhe një ambasador kanë gatuar ‘bombën’ bashkë me ish drejtorin e DSK-së Verushevski dhe Zaevin”.

Në letrën mes tjerash të 20 janarit që Zaev i ka dërguar Verushevskit, lideri i LSDM-së ka shkruar se “puna të cilën e presin nga miqtë jashtë, është e kryer”.

Lajme të ngjashme

Back to top button