Rinovimi i stadiumit të qytetit të Tetovës pritet të nis në maj

Sezoni pranveror sipas gjitha gjasave do të jetë i fundit për tre ekipet futbollistike nga Tetova, Shkëndija, Renova dhe Teteksi që do ti zhvillojnë në stadiumin e qytetit në Tetovë. Pasi fusha e stadiumit të qytetit të Tetovës po ballafaqohet me kushte jo të mira për lojë, nga Komuna e Tetovës, respektivisht udhëheqësi i sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës, Ahmet Qazimi, për KOHA tha se në muajin maj, respektivisht pas përfundimit të sezonit pranveror në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë, stadiumi i qytetit do të rinovohet.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe në rast se harmonizohen punët, atëherë sipas gjitha gjasave nga muaji maj kur do të përfundojë sezoni futbollistik, do ti fillojmë punimet për rindërtimin e stadiumit. Shpresojmë se deri atëherë nuk do ta ngec puna dhe gjithçka do të shkojë sipas planit”, deklaroi Qazimi. Në ndërkohë, nga radhët e skuadrës së Shkëndijës, thonë se janë të njoftuar se ekzistojnë disa lëvizje me rinovimin e stadiumit të Qytetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button