Conte mund të largohet nga Italia

Antonio Conte mund të largohet nga pozita e selektorit të përfaqësueses së Italisë. Ish trajneri i Juventusit kërkoi bashkëpunimin e klubeve për një fazë seleksionim, por nuk gjeti mbështetje.

Kurse, një tjetër çështje që ka nxehur Conten të largohet nga “Azzurrët” është edhe fakti se data e finales së Kupës për vitin 2016 nuk është caktuar ende.

Në këtë situatë, zërat për një largim të mundshëm të Contes nga stoli i Italisë janë shtuar edhe pse presidenti i Federatës, Carlo Tavecchio i ka premtuar zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura pezull.

Euro 2016 starton në 10 qershorin e vitit të ardhshëm dhe në përfundim të kampionatit, lojtarët do të kenë një javë pushim. Në këtë mënyrë Conte do të ketë në dispozicion vetëm 2 javë për të përgatitur europianin dhe nëse finalja luhet në 19 apo 21 maj kjo do t’i komplikonte shumë gjërat.

Gjithsesi, dorëheqja duket shumë larg sepse Conte nuk dëshiron të largohet nga kombëtarja në këtë pozitë pasi do ta ulte shumë besueshmërinë, ndërsa ai mbetet në pritje të një oferte të rëndësishme nga klubet e mëdha të kontinentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button