Juventusi vazhdon me fitore

Juventusi e ka fituar derbin e javës në Serie A, duke e mposhtur në Juventus Stadium, Milanin, me rezultat 3:1.
Juventusi ishte skuadër më e përgatitur se Milani i Inzaghit, por që golin e parë e shënoi në mënyrë shumë të dyshimtë.
Tevez në minutën e 14’, shënoi golin e parë të ndeshjes, gol që po diskutohet shumë, duke pretenduar në pozicion jashtë loje.

I ardhuri këtë afat te Milani, Antonelli, në minutën e 28’, barazoi në 1:1, barazim që zgjati vetëm për tre minuta, pasi që Bunucci rikthej epërsinë në 2:1.

Ishte Juventusi që edhe në pjesën e dytë gjeti golin. Ishte Morata që në minutën e 65’, shënoi për 3:1.

Juventusi me këtë fitore arrin në kuotën e 53 pikëve dhe mbetet lider, ndërsa Milani me 29 pikë, në vendin e 10

Lajme të ngjashme

Back to top button