CNN zgjedh fotografinë e shqiptarit

Në rrjetin e lajmeve të CNN-it gjendet fotografia e një shqiptari . Ky i fundit, është një djalë që “mban” në duar diellin dhe “puth” atë.

Fotografia e realizuar në Shqipëri është publikuar në faqen zyrtare të Facebook-ut të CNN-it.

“Ngrohuni me këtë fotografi të bukur të perëndimit të diellit, të realizuar nga fotografi shqiptar Adrian Limani”, shënon si dixhiturë të fotos agjencia CNN.

Ndër komentuesit është edhe vetë fotografi shqiptar, i cili falënderon CNN-in për hapësirën dhe vëmendjen e dedikuar.(BW)

Lajme të ngjashme

Back to top button