Pse duhen larë sytjenat çdo dy ditë!

Pasi t’i keni larë dy herë sytjenat duhet patjetër t’i hidhni për t’i larë ato.

Dy herë nuk duket shumë, por mund të jetë e dëmshme.

“Pjesa rreth krahëve dhe sqetullat janë të nxehta dhe prodhojnë shumë djersë. Në këto zona ka shumë bakterie dhe mund të shkaktojnë disa sëmundje. T’i lash pas dy ose tre përdorimesh do të ishte ideale”, tha studiuesja Kelly Dunmore.

Por Dunmore thotë se duhet evituar larja me lavatriçe pasi i humbet elasticitetin dhe njëkohësisht i shkurton ato, ose ndryshe “mbledh”.

Mjekja sugjeron larjen me dorë pasi nuk i dëmton ato dhe njëkohësisht këshillon tharjen në temperaturë normale pasi ngrohëset e ndryshme e dëmtojnë atë.

Të njëjtën këshillë Dunmore e jep edhe për pizhamat duke thënë se ato transmetojnë mijëra bakterie dhe duhen larë sa më shpesh, minimumi njëherë në javë.

Lajme të ngjashme

Back to top button