Horoskopi ditor, e premte 13 nëntor 2020

Dashi

Ata qe janë ne një lidhje do ndihmohen tej mase nga Neptuni dhe gjerat do ju shkojnë me mire se me pare. Pasdite ose ne mbrëmje do kaloni edhe momente te veçanta dhe tejet emocionuese. Për beqaret do ketë vetëm një takim, por ai mund te jete vendimtar. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme duke qene se gjendja do jete e përshtatshme.

Demi

Mundohuni te ruani një klime sa me te ngrohte sot juve qe jeni ne një lidhje ne mënyrë qe te dy te ndiheni mire. Nga ana tjetër nuk duhet te kërkoni gjera te pamundura nga partneri. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Çështjet e financave do jene te mira. Nuk priten aspak vështirësi sepse ju dini sa te shpenzoni e sa te hiqni mënjanë.

Binjaket

Ata qe janë ne një lidhje nuk duhet te bëjnë asgjë me nxitim sepse ne një moment apo ne një tjetër situata do ju dale jashtë kontrollit. Beqaret do kenë takime te mrekullueshme dhe do përjetojnë emocione te pafundme. Financat do varen nga mënyra se si ju do i menaxhoni. Po bëtë ndonjë çmenduri do keni probleme shume te mëdha. Kujdes!

Gaforrja

Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë sot ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni çaste te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe nuk do doni t’i ndaheni asnjë çast. Beqaret nuk duhet te ecin ne ajër, por duhet te sigurohen mire para se t’i japin fjalën dikujt. Me financat duhet te dyfishoni maturinë. Gjendja do behet delikate edhe për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do ju duhet te kryeni.

Luani

Mos e provokoni ne asnjë moment partneri tuaj sot dhe kurrsesi mos e teproni me xhelozinë sepse gjerat mund te marrin drejtimin e gabuar. Beqaret mire është ta kalojnë ditën me miqtë qe te mos ndihen vetëm. Mundësitë për takime do jene te pakta. Sektori i financave do jete i mbrojtur. Do mund te zgjidhni edhe disa probleme te mëdha qe me pare nuk ja keni dale dot.

Virgjeresha

Dite shume e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur si e keni dëshiruar dhe kjo do ju trishtoje pa fund. Beqaret gjithashtu do ndihen te braktisur nga yjet dhe do bien ne melankoli gjate gjithë ditës. Financat duhet t’i mbani me shume ne vëmendje nëse nuk doni qe gjerat te marrin tatëpjetën. Ju jeni te afte për te ruajtur ekuilibrin.

Peshorja

Te dashuruarit do kenë një dite shume te paqëndrueshme. Asgjë nuk ka për te ecur  ashtu si ata e kishin ëndërruar. Beqaret do afrohen me shume me një person qe kane njohur para disa kohesh dhe mes tyre mund te lindin edhe ndjenja te forta. Ne planin financiar do keni vështirësi serioze. Vetëm ndihma e specialisteve do mund t’iu nxjerre nga problemet ku do bini.

Akrepi

Priten përmirësime te shumta sot ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni te bekuar nga yjet ne disa momente dhe me fat qe keni dike si partneri ne krah. Beqaret duhet t’ia shprehin ndjenjat dikujt dhe jo te qëndrojnë ne heshtje. Dikush tjetër do tregohet me I shkathet dhe mund t’ua marre atë nga duart. Ne planin financiar nuk priten vështirësi e probleme kështu qe mos u shqetësoni.

Shigjetari

Planetët do kenë ndikim shume te madhe gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Ata do ju tregojnë rrugën e duhur qe duhet te ndiqni ne mënyrë qe gjerat te ecin si duhet. Beqaret do njihen me disa persona, por mire është qe t’i marrin gjerat me qetësi. Ne planin financiar priten goxha vështirësi, prandaj vetëm ndihma e specialisteve mund t’iu nxjerre nga telashet.

Bricjapi

Ne krahët e partnerit do ju duket vetja si ne qiell gjate gjithë kësaj dite. Marrëdhënia ne çift do jete e veçante dhe mjaft pasionante. Beqaret do kenë plot njohje, por nuk do mundin dot te fiksohen pas dikujt. Mos u vononi shume për te bere  ndonjë zgjedhje sepse te tjerë mund te tregohen me te shkathet. Ne planin financiar gjendja do jete e mire dhe do kryeni edhe ndonjë investim.

Ujori

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet. Beqaret do i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen duke humbur kështu mundësi te shkëlqyera. Ne planin financiar shume gjera do jene me ndryshe se me pare. Gjendja sa do vije e do përmirësohet. Gjithçka fale perkujdesit tuaj.

Peshqit

Nëse kohet e fundit marrëdhënia me partnerin ka qene e qëndrueshme, edhe sot gjerat do vazhdojnë te ecin mire. Do jeni te matur dhe do e dashuroni pa dorashka atë qe keni ne krah. Beqaret do fillojnë histori dashurie pasionante dhe jeta do ju ndryshoje përgjithmonë. Me financat mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse gjerat mund te marrin tatëpjetën.

Lajme të ngjashme

Back to top button