Lëvizja Besa: Ka marrë fund koha e Enveristëve

Me rastin e themelimit të Këshillit Nismëtar Komunal të Zhelinës, anëtari i Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA Zeqirija Ibrahimi foli edhe për presionet që sot u bëhen në forma të ndryshme anëtarëve të BESËS nga pushteti. Për këtë ai u shpreh se: “BESA erdhi në skenën politike shqiptare befas, por këtu do të qëndrojë gjithnjë. Atyre që u pengon ky lajm sillen me kaq nervozë dhe panik. Ne jemi fare të qetë, bile i ngushëllojmë kur nuk janë mirë, ndërsa ata na luftojnë me çka u bie në dorë e në gojë. Kështu bënte vetëm Enver Hoxha. Edhe për Enverin të gjithë që nuk mendonin si ai ishin armiq. Për fat të mirë, enveristët kanë perënduar dhe atë farë të keqe nuk duhet ta lëmë të zë rrënjë as në truallin tonë.”

Përveç kësaj ai i shtroi edhe disa pyetje, si: “Kur i shoh sulmet e tyre, unë nuk mundem të mos pyes edhe nga Zhelina se cili është faji jonë? Në mungesë të ndonjë faji, si tradhtia e veteranëve të UÇK-së, tradhtia ndaj gjuhës shqipe, ndaj simboleve kombëtare, ndaj arsimit shqip, ndaj kulturës shqiptare e ndaj ekonomisë shqiptare, ata janë në gjendje të shpikin. Sepse atyre u duhet një fajtor kujdestar. Dhe, këtë e kërkojnë kot te BESA. Ndërkaq faji jonë i vetëm është që nuk u trembemi e nuk frikësohemi. Ne u themi hapur e pa drojë se, së pari, do t’i fitojmë dhe pastaj do t’i dërgojmë atje ku njeriu ka kohë të lexojë më shumë libra. Se edhe ashtu kanë nevojë për lexim. Sepse janë bërë doktorë të shkencave e funksionarë të lartë pa e mësuar tabelën e shumëzimit dhe sistemin periodik të elementeve. Ndoshta pastaj do të bëjnë më pak gabime me kalkulimin e buxhetit në dëm të shqiptarëve dhe ndoshta ashtu do ta mësojnë se prania e substancës PM10 deri në 1000 mikrogramë në një qytet paraqet katastrofë të madhe ekologjike.”

“Ne e duam hisen tonë reale dhe për këtë nuk bëjmë kompromis.”, përfundoi Ibrahimi.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ju ishit mè te zènshèm ne pèrkrahjen e kètyre Enverista! Tani , po na shitni pallavra!!!

Back to top button