MPPS nuk u përgjigjet honoraristëve

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS)vendosi që të mos përgjigjet konkretisht në thirrjet e honoraristëve të cilët kërkuan sqarimin e ligjit. Secili qytetarë i Maqedonisë ka të drejtë që të bëjë kërkesë për informacion të karakterit publik, thonë nga MPPS.

Pas tentimeve të pasuksesshme për debat publik për Ligjin për honorare, qytetarët vendosën që të bëjnë kërkese për tu sqaruar paqartësitë lidhur me këtë ligj. Ata frikësohen nga varfërimi i mëtutjeshëm i grupeve më të prekura të qytetarëve, për arsye se siç thonë, honorarët për muajin janar nuk janë paguar.

Edhe pse tani më një muaj Ligji për honorarë ka hyrë në fuqi, sindikalistët thonë se procedurat burokratike ende janë të pa qarta.

Të premten e ardhshme sërish pritet që të protestohet, me qëllim që sa më shpejtë të bëhet tërheqja e këtij ligji, i cili dëmton tej mase honoraristët.

Lajme të ngjashme

Back to top button