Nedelkov: Nuk u dorëzuam lehtë dhe shpejtë

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov nuk pajtohet me kritikat se shumë lehtë dhe shpejtë u dorëzua dhe ndërpreu grevën pa realizimin e asnjë prej kërkesave të bëra.

“Hymë në grevë në ato rrethana që kishim, disa nga anëtarët tanë u detyruan të mos mbajnë grevë, kurse me shumicën e anëtarëve mbajtëm grevë plot 11 ditë. Nuk më kujtohet ndonjë sindikatë tjetër që në kohë të fundit ka organizuar grevë, e lëre më ta mbajë atë për 11 ditë”, tha Nedelkov, në emisionin “360 shkallë” në Alsat M.

Duke u ballafaquar me kritika të shumta nga mësimdhënësit dhe sindikata multietnike për arsim, se ai po dëmton organizimin e sindikatës, Nedelkov tha se greva solli rezultate konkrete.

“Po të mos ishin grevat, pyetem se a vallë do të hapej tema për dënimet ndaj mësimdhënësve në bazë të testimit ekstern. mjafton që në këtë moment të gjithë ata që ishin në listat e të dënuarve, nuk do të jenë më. Ata as me anë të gjyqit nuk do të mundeshin të dëshmojnë se janë të pafajshëm që të dënohen 12 muaj me ndalesë prej 15 për qind nga paga. E gjithë kjo valë u kalua dhe rreth dy mijë mësimdhënës nuk do të dënohen dhe mendoj se ky është një rezultat i shkëlqyer”, tha Nedelkov, duke shtuar se sistemi për dënimin e mësimdhënësve në bazë të testimit ekstern ende eksiton dhe se do të duhet që në periudhën e ardhshme të diskutohet me Qeverinë për heqjen apo zbutjen e tij.

Ndelkov gjithashtu tha se pritet që të arrihet një marrëveshje me Qeverinë lidhur me kërkesën e rritjes së pagave të mësimdhënësve dhe edukatoreve në kopshte, si dhe lehtësimin e evidencës pedagogjike.

Kryetari i SASHK-ut tha se në bisedimet e ardhshme me qeveritarët do të insistojë që të rishikohet ligji i cili parasheh zëvendësimin e mësimdhënësve në kohë të grevës.

Lajme të ngjashme

Back to top button