Fuere: Qeveria ti lë mënjanë qëllimet e errta të projekteve nebuloze

Partia në qeveri e VMRO-DPMNE-së nuk është në gjendje ti vendos anash interesat e saj të ngushta politike në favor të interesave më të mëdha shtetërore, dhe të punojë në frymën e konsensusit për të arritur një qëllim të vetmin i cili e bashkon gjithë shtetin e ai është të bëhet anëtare në BE. Çfarë është veçanërisht shqetësuese janë sulmet e rregullta partisë në pushtet ndaj organizatave të shoqërisë civile, si dhe ndaj mediave, të gjitha këto që kanë një rol të rëndësishëm në çdo demokraci funksionuese. Kështu shprehet mes tjerash, ish ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Erwan Fouere në një intervistë ekskluzive për Portalb.mk.

Intervistoi: Elida Zylbeari

PORTALB: Z. Fuere, pas largimit tuaj si ambasador i BE-së, mendoni se interesi i Qeverisë, mbetet integrimi? A mendoni se ngjarjet e 24 dhjetorit në Kuvendin tonë e dëmtuan seriozisht demokracinë në Maqedoni?

E.FOUERE: Maqedonia është duke u ballafaquar me një situatë dramatike politike. Ngjarjet e 24 dhjetorit ishin një përkujtim për dështimet e vazhdueshme të Qeverisë së udhëhequr nga Gruevski për tu kyçur në çfarëdolloj dialogu politik në këto vitet e fundit.
Edhe pse partitë opozitare nuk janë të pafajshme, megjithatë Qeveria nuk bëri asnjë hap përpara për ta riparuar dëmin e shkaktuar pas asaj ngjarje dhe aq më pak ta shtrijë dorën e pajtimit drejtë të gjithë partive politike. Madje, diku në muajin shkurt, ajo dorëzoi një ndryshim në rregullat e Parlamentit për ta kufizuar debatin, edhe përkundër mungesës së partive opozitare të cilat vazhduan ta bojkotojnë Parlamentin për shkak të dëbimit të tyre me dhunë nga i njëjti.
Këto zhvillime, përfshi dhe dështimin e Komisionit për zbardhjen e ngjarjeve dramatike të 24 dhjetorit për ta mbaruar punën e tij në kohën e caktuar si dhe mospasjen e dëshirës së Qeverisë për të përhapur frymë të kompromisit dhe konsensusit, kanë shpjerë në erozionin e mëtejshëm të vlerave themelore demokratike dhe standardeve në vend, si dhe kanë thelluar edhe më shumë mosbesimin në një shoqëri tani më të përçarë thellësisht. 
Andaj nuk ishte befasi që Maqedonia nuk u përmend në Samitin e Qershorit të Be-së. Faji për këtë situatë të krijuar qëndron pak në çështjen e emrit, dhe shumë më shumë me gjendjen e demokracisë në Maqedoni si dhe mungesën e një qeverisjeje të mirë të një shteti kandidat për anëtarësim në BE.
Është një tragjedi e madhe që në një shtet me rini aq të vendosur dhe vibrante, të prirur për të iniciuar ndryshime për të mirën e vendit si dhe për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, partia në qeveri e VMRO-DPMNE-së nuk është në gjendje ti vendos anash interesat e saj të ngushta politike në favor të interesave më të mëdha shtetërore, dhe të punojë në frymën e konsensusit për të arritur një qëllim të vetmin i cili e bashkon gjithë shtetin e ai është të bëhet anëtare në BE.

PORTALB: Si e vlerësoni ju reagimin e Qeverisë greke në letrën e dërguar nga kryeministri jonë?
E.FOUERE: Ngurrimi i qeverisë greke për tu kyçur në mënyrë më proaktive për ta zgjidhur çështjen e emrit me Maqedoninë është i papranueshëm dhe nuk qëndron në të njëjtën vijë me plotësimin e detyrimeve të saj si anëtare e BE-së. Me dy negociator kryesor dhe një mediator nga OKB-ja të gatshëm për tu angazhuar, nuk ka asnjë arsye pse mos të arrihet përparim në bisedime.
Njëkohësisht, një ndryshim të nivelit të korespodencës, në nivel të kryeministrave ose presidentëve, mund ti kënaq qëllimet e brendshme shtetërore por kjo nuk do të kontribuonte asgjë në gjetjen e një kompromisi të vërtetë për ta zgjidhur çështjen e emrit. Negociatat përmes mediave asnjëherë nuk do të kenë sukses. Nevojitet një vullnet i mirëfilltë nga të dyja anët për tu angazhuar në këtë çështje. 

PORTALB: Si i komentoni veprimet e palës shqiptare në qeveri – BDI, kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe afrimin e Maqedonisë më afër BE-së?

E.FOUERE: Tentimet e BDI-së për ta çuar përpara kontestin njihen mirë dhe janë për tu përshëndetur. Takimet e vetme zyrtare të nivelit të lartë midis dy qeverive vitin e kaluar apo më herët, kanë qenë me iniciativë të ish zv/kryeministres për çështje evropiane, Teuta Arifi, dhe pasardhësit të saj. Ata e theksojnë rëndësinë e dialogut në mes të dy palëve. Ka kaq shumë çështje praktike, si bashkëpunimi në fushën e mjedisit, ku të dy qeveritë mund të punojnë së bashku për të ndërtuar një atmosfere të besimit.
Greqia me presidencën e saj me Bashkimin Evropian nga 1 janari, do të ketë një mundësi thelbësore për ta demonstruar angazhimin e saj në ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe ti ri-konfirmojë parimet të cilat vetë Greqia i caktoi kur e organizoi Samitin e BE-Ballkani në Selanik në vitin 2003.

PORTALB: Qeveria Gruevski u është përgjigjur kritikave tuaja shpesh edhe me ashpërsi, si i keni përjetuar atë si një diplomat i lartë?
E.FOUERE: Elementi dallues i kësaj Qeverie gjatë këtyre viteve është refuzimi i saj për të pranuar ndonjë kritikë nga çfarëdo burimi. Edhe vërejtjet kritike të përmbajtura në raportet e Komisionit Evropian për përparimin e vendit, rregullisht janë hedhur poshtë nga kryeministri, ashtu siç pasqyrohet në fjalimin e tij të fundit me rastin e përkujtimit 2 gushtit në Krushevë.
Megjithatë këto kritika janë bërë me një qëllim të veçantë, për ta ndihmuar vendin në përpjekjet e saj të realizimit të reformave. Në një demokraci e cila funksionon normalisht, kritika është një pjesë e pranuar e diskursit politik. Është përgjegjësi e përfaqësuesve të BE-së për t’ia tërhequr vëmendjen qeverisë mbi përgjegjësitë e saj si një vend kandidat dhe për t’ia tërhequr vëmendjen e qeverisë për ato veprime të cilat nuk janë në përputhje me ato përgjegjësi.
Çfarë është veçanërisht shqetësuese janë sulmet e rregullta partisë në pushtet ndaj organizatave të shoqërisë civile, si dhe ndaj mediave, të gjitha këto që kanë një rol të rëndësishëm në çdo demokraci funksionuese. Këto sulme që kanë për qëllim diskreditimin e këtyre organizatave janë edhe sulme të drejtpërdrejta të procesit demokratik në vend, ata krijojnë jo-tolerancë dhe paragjykime në shoqëri dhe janë të ngjashme me një regjim autoritar. Ata sigurisht janë të papranueshme në një vend kandidat. Sulmet dhe njëherë tregojnë se çfarë ndodh kur nuk ka asnjë përpjekje në arritjen e konsensusit në vend.

PORTALB: Ne kemi parë të komentoni në lidhje me projektin “Shkupi 2014” mund të na thoni edhe njëherë se çfarë mendoni ju për atë?
E.FOUERE: Nëse populli do të ishte i bashkuar prapa këtij projekti të madh ‘Shkupi 2014’, nuk do të ketë nevojë as për koment.
Por faktikisht, nuk ka pasur asnjë konsultim të përshtatshëm ose gjithëpërfshirës me qytetarët të cilët janë më të prekur nga ky projekt. Çdo qytetar ose secila organizatë civile e cila me guxim e kundërshton atë, ofendohet menjëherë dhe etiketohet si një agjent i opozitës.

Fakti që veprimet janë ndërmarrë shpesh nën mbulesën e errësirës tregon qasjen qyqare të atyre që janë prapa projektit. Shkatërrimi i fundit i oazës së vogël të gjelbër pranë Hotel Bristol-it është një shembull i tillë. Unë i përkrah banorët lokal të cilët ishin kundërshtues të këtij shkatërrimi. Më kujtohen shumë çaste ulur në hijen e atyre pemëve në zemër të qytetit duke medituar se si ka qenë në kohën kur Rebeka West ka qëndruar atje. Ajo do të ishte rrotulluar në varrin e saj, nëse do e dinte se çfarë kishte ndodhur.
Pse nuk e ndjek Kryetari i Shkupit, shembullin e kryetarit të Komunës Qendër dhe atij në Çair duke u konsultuar publikisht me qytetarët para se të ndërmarrë ndonjë punë të mëtejshme? Me organizimin e konsultimit publik, banorët do të jenë në gjendje ti shprehin pikëpamjet e tyre në një mënyrë të hapur dhe pa frikë, siç është rasti në shoqëritë demokratike në Evropën Perëndimore. Pse Maqedonia duhet të jetë ndryshe?

Duke lënë mënjanë motivet e fshehta që drejtojnë projektin ‘Shkupi 2014’, apo ndikimin që ka në marrëdhëniet me vendet fqinje në një kohë delikate në historinë e rajonit, ose vizionit kyç mono-etnik të atyre pas projektit në një kryeqytet të një shoqërie shumetnike me shumë ‘linja historike ” – përdori tani frazën e famshme të Javier Solana-s. Në fjalë të tjera, çdo projekt i përmasave të tilla duhet të jetë një projekt i cili bashkon në vend se të ndan një shoqëri. Duke lënë mënjanë të gjitha këto konsiderata, ndoshta aspekti më i kontrovers i tij ka të bëjë me koston e tij të përgjithshme. Me një normë papunësie prej mbi 30 për qind, duke përfshirë papunësinë më të lartë tek të rinjtë, me mbi 30 për qind të popullsisë që jeton nën vijën e varfërisë, a është e mençur për të shpenzuar në këtë moment kaq shumë miliona për monumentet dhe statujat?

PORTALB: Çfarë mendoni për opozitën në Maqedoni, shqiptare dhe maqedonase?
E.FOUERE: Nuk ka asnjë dyshim se procesi demokratik në Maqedoni ka vuajtur nga mungesa e një opozite të qëndrueshme. Një opozitë e fortë është pjesë e domosdoshme e çdo procesi demokratik për ti siguruar kontrollet dhe ekuilibret e duhura në kryerjen e pushtetit nga partitë qeverisëse.
Por kjo para-supozon dhe ekzistimin e një hapësire ku ata do të mund të kishin pjesëmarrje në procesin demokratik, por që fatkeqësisht nuk ekziston në Maqedoni. Partia qeverisëse kontrollon të gjitha organet kryesore shtetërore duke përfshirë gjyqësorin, dhe gjithashtu kontrollon dhe median.
Do ta citoj raportin e OSBE / ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale 2013:  “Mbulimi i mediave ishte i partizuar dhe përzierja e aktiviteteve të shtetit me ata partiake nuk siguruan një fushë loje të barabartë për kandidatët”. Raporti gjithashtu thekson se “Akuza për frikësimin e votuesve kishte gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve dhe disa raste të keqpërdorimit të dukshëm të burimeve shtetërore për qëllime të fushatës. Kjo ngriti shqetësime në lidhje me aftësinë e votuesve për të hedhur votën e tyre pa frikë dhe ndëshkim”.

PORTALB: Si e shihni ju të ardhmen e afërt të Maqedonisë? Çfarë ka nevojë të ndryshojë?
E.FOUERE: Ajo që tani është e nevojshme, është një ndryshim radikal i qasjes së partisë qeverisëse e cila do promovon një konsensus dhe jo konfrontim, debat të hapur dhe përfshirës se sa shfajësim, tolerancë dhe respekt për qëndrimet e kundërta dhe për të drejtat e pakicave, dhe mbi të gjitha, respekt për ata që e ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të kritikuar, dhe se ata mund ta  bëjnë këtë pa frikën e maltretimit apo nga humbja e punës së tyre.
Kjo do të ishte mënyra më e mirë për qeverinë ti pasqyrojë aspiratat legjitime të qytetarëve dhe ta lejojë potencialin e madh të këtij vendi të lulëzojë.

                                                           English Version
PORTALB: Macedonia once again failed to get a date for starting the negotiations with EU. Do you think that it is in worse or better situation (on the road towards EU) now, comparing the situation when you were ambassador of EU in this country? Do you think that the events of 24-th of December in our Assembly seriously damaged the democracy in Macedonia?

E.Fouere: MACEDONIA is facing a dramatic political situation. The events of 24 December were a tragic reminder of the continued failure of the Gruevski led government to engage in any meaningful political dialogue over the past years. 
While the opposition parties are not blameless, nevertheless the government made no attempt to repair the damage after those events or even to stretch out a hand of reconciliation to all the political parties. Instead in early February, it pushed through a change in the parliamentary rules of procedure to limit debate, despite the absence of the opposition parties which continued to boycott Parliament following their forced eviction. 
These developments, including the failure of the Commission of Inquiry on the dramatic events of 24 december to finish its work within the agreed time limit, and the unwillingness of the government to promote a spirit of compromise and consensus, have led to a further erosion of basic democratic values and standards in the country, as well as deepening the mistrust in an already deeply divided society.
It was no surprise therefore that there was no mention of Macedonia in the EU Council conclusions of last June. The blame for this state of affairs has much less to do with the name issue, and much more to do with the state of democracy in Macedonia, and the lack of good governance in a candidate country.
It is a great tragedy, that in a country with such a vibrant and determined young generation, keen to make a change for the better in the country and to become part of the European Union family of nations, the governing party VMRO-DPMNE is not capable of leaving aside its narrow party political interests  in favor of  the broader interests of the entire country, and of working in a spirit of consensus to achieve the one objective which unites the entire country, which is to become a member of the EU. 

PORTALB: How do you read the reaction of the Greek Government on the letter sent by our Prime Minister?

E.Fouere: The reluctance of the  Greek government to engage  with Macedonia in a more proactive manner in resolving the name issue  is unacceptable, and not in keeping with its EU membership obligations. With two chief negotiators in place and a UN mediator ready to engage, there is no reason why progress in the negotiations cannot be made. 
At the same time,the recent exchange of correspondence, whether at Prime Minister or President level, while it may satisfy domestic purposes, does nothing to advance the search for a genuine compromise solution to the name issue. Negotiations through the media will never work. What is needed is a genuine willingness on both sides to engage.

PORTALB: How do you comment the actions of the Albanian party in the government – DUI, when it comes to resolving the name issue and getting Macedonia closer to the EU?

E.Fouere: The efforts of the DUI Party in moving things forward are well known and are to be commended. The only official high level meetings between both governments in the last year or more have been at the initiative of former DPM for European Affairs Teuta Arifi, and of her successor. They underline the importance of dialogue between both sides. There are so many practical issues, such as cooperation in the field of the environment, where both governments could work together and build an atmosphere of trust. 
With Greece assuming the EU Presidency on 1st January, it will be essential that it uses this opportunity to demonstrate its commitment to continued stability in the Balkan region and re confirm the principles which Greece itself championed when it hosted the EU-Balkan Summit in Thessaloniki in 2003.  

PORTALB: You were one of the rare diplomats who criticized publicly the government. On the other hand we have seen also how the government couldn’t stand the critics and responded in most of the cases by criticizing your work. What was your impression?

E.Fouere: What has distinguished this government over the years is its refusal to accept any criticism from whatever source. Even the critical remarks contained in the European Commission’s Progress Reports are regularly dismissed by the Prime Minister, as reflected in his latest speech on the occasion of the 2nd August Krusevo commemoration.
Yet these criticisms are made with the specific purpose of helping the country in its reform efforts. In a normal functioning democracy, criticism is an accepted part of political discourse. It is the responsibility of EU representatives to draw the attention of the government  on its responsibilities
as a candidate country, and to draw the government’s attention to  those actions which are not in keeping with those responsibilities.
What is particularly disturbing are the Governing party’s   regular attacks on civil society organizations as well as on the media, all of whom have a vital part to play in any functioning democracy. These attacks aimed at discrediting these organizations  are also direct attacks on the democratic process in the country,they create intolerance and prejudice in  society  and are more reflective of an authoritarian regime. They are certainly not acceptable in a candidate country. They once again show what happens when there is no effort at achieving consensus in the country.

PORTALB:  We have seen you commenting about the project “Skopje 2014” can you tell us once again what do you think of it?

E.Fouere:If the population was united behind this vast SKOPJE 2014 project, there would be no need to comment.
But the fact of the matter is that there has been no proper or inclusive consultation of the citizens who are most affected by this building project. Any citizen or any civil society organization which courageously raises objections is immediately insulted and branded as an agent of the opposition.
The fact that actions are often taken under cover of darkness shows the cowardly approach of those who are behind the project. The latest destruction of the little green oasis near the Bristol Hotel is one such example. My heart goes out to the local citizens who were objecting to this destruction. I remember many times sitting in the shade of those trees in the heart of the city meditating ow what it must have been like in the time when Rebecca West stayed there. She would be turning in her grave if she knew what had happened.
Why doesn’t the Mayor of the City follow the excellent example set by the Mayors of both Centar and Cair and conduct a public consultation before undertaking any further work? By organizing  a public consultation  citizens would be able to express their views in an open manner without fear,as is the case in democratic societies in western europe. Why does Macedonia have to be different?
 
Leaving aside the ulterior motives that drives the SKOPJE 2014 project, or the impact it is having on relations with neighboring countries at a delicate time in the region’s history, or the essentially mono-ethnic vision of those behind the project in a capital city of a multi-ethnic society with its  many ‘history lines’ , to use the celebrated phrase of Javier Solana; in other words any project of such dimensions should be one which unites rather than divides a society.; leaving aside all these considerations, what is probably the most controversial aspect relates to its overall cost. With an unemployment rate of over 30 percent, including the highest youth unemployment, with over 30 percent off the population living below the poverty line, is it wise to be spending at this point in time so many millions in monuments and statues?

PORTALB: What do you think of the Macedonian opposition, Albanian and Macedonian?

E.Fouere:There is no doubt that the democratic process in Macedonia has suffered from  the lack of a viable opposition. A strong opposition is a necessary part of any democratic process to ensure proper checks and balances in the conduct of power by the governing parties. 
But this also presupposes a level playing field in the democratic process, which sadly does not exist in Macedonia. The governing party controls all the main state organs including the judiciary, and also controls the media.
To quote the OSCE/ODIHR election observation report on the 2013 local elections, “Partisan media coverage and a blurring of state and party activities disc not provide a level playing field to candidates”. The Report also states that “Allegations of voter intimidation persisted throughout the elections and several cases of apparent misuse of state resources for campaign purposes. This raised concerns about voter ability to cast their vote free of fear and retribution”.

PORTALB: How do you see Macedonia’s near future, what do you recommend?

E.Fouere:What is needed therefore is a radical change of approach from the governing party, one which promotes consensus rather than confrontation, open and inclusive debate rather than vindictiveness, tolerance and respect for opposing views and for the rights of minorities, and above all respect for those who exercise their democratic right to criticize, and that they may do so without fear of harassment or of losing their job .
This would be the best way for the government to properly reflect the legitimate aspirations of the citizens and allow the great potential of this country to flourish. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button