Tre mënyra për të varur pikturat pa vënë gozhdë

Nëse keni një shtëpi te re apo sapo keni lyer muret dhe nuk dëshironi te varni pikturat duke shpuar murin me gozhdë ka disa mënyra te tjera te cilat ju lejojnë te ndryshoni mendim sa herë te doni duke u mjaftuar te lëvizni pikturat, fotografitë apo gjëra te tjera qe preferoni te zbukuroni muret e shtëpisë. Ja disa metoda për të varur kornizat ne mure pa i shpuar ato.

1. Metoda e parë për te varur kornizat pa shpuar murin- Ngjitës adeziv i gjerë – Gërshërë

Mënyra

Prisni ngjitësin dhe me pas paloseni nga te gjitha anët pasi te keni mbaruar ngjiteni ne te 4 cepat e kornizës dhe ngjiteni ne mur aty ku dëshironi. Nëse korniza është e rëndë atëherë do tju duhet te vini ngjitës ne cdo anë te saj.

2. Metoda e dytë për te varur kornizat pa shpuar murin – Kollë ose ngjitës pastë për mure

Mënyra

Këto lloj kollash janë shumë praktike sepse mbetjet mund te eliminohen lehtësisht dhe nuk mbeten as ne mur dhe as kornizë. Pasta është ne formë plasteline mjafton te punohet për ti dhënë formë, ngjiteni pas kornizës dhe më pas vendoseni ne mur, ne fakt është mirë te evitoni ngjitjen ne korniza te lyera me llak dhe vintage.

3. Metoda e tretë për te varur kornizat ne mur pa ishpuar – Grepa ngjitës

Mënyra
Nëse shqetësoheni se kolla apo ngjitësi nuk janë te mjaftueshëm mund te synoni për grepa ngjitës, janë
shumë te lehtë për tu hequr. Por mund te lënë disa gjurmë ne mur te cilat mund te largohen lehtë, te paktën nuk ju mbeten vrima ne mur për te mbyllur.

Lajme të ngjashme

Back to top button