Maxwell: Messi më i mirë i historisë

Mbrojtësi brazilian i Paris Saint Germain, Maxuell, fton Lionel Messin që t’u bashkohet kampionëve të Francës. 33-vjecari e kosideron yllin argjentinas lojtarin më të mirë të historisë, me të cilin ka patur fatin të luajë në të njëjtën skuadër por edhe si kundërshtarë.

“E kam të vështirë të them se cili është futbollisti më i mirë të cilën e kam patur kundërshtar gjatë karrierës sime. Mund të përmend shumë emra, por do të vecoja Lionel Messin. Kam luajtur përkrah tij por jemi përballur edhe si kundërshtarë, për mua është më i mirë në historinë e futbollit.”

Pyetjes se cilin lojtar do t’i sugjeronte PSG për ta blerë, Maxuell iu përgjigj”:

“E kam të vështirë t’i përgjigjem, por në cdo rast do të thosha Lionel Messi”.

Braziliani ka luajtur për tre vite me Barcelonën, periudhë gjatë së cilës ka fituar 10 trofe. Pikërisht për këtë arsye ai e kujton me shumë nostalgji eksperiencën e tij në “Camp Nou”

“Koha që kam kaluar te Barca është e papërshkrueshme. Ishte dicka magjike. Nuk kam si ta përkufizoj kënaqësinë që me jepte fakti se stërvitesha me ata lojtarë cdo ditë. Nuk do ta harroj kurrë”. /SS/

Lajme të ngjashme

Back to top button