Ancelotti: “Më keq se kjo, nuk ka ku shkon”

Carlo Ancelotti pas humbjes së skuadrës së tij nga Atletico Madridi, ka deklaruar se kjo është ndeshja më e keqe e Real Madridit, nga koha që e drejton ai.
Reali u mposht në Vicente Calderon me rezultat të thellë 4:0 nga Atetico Madrid.

Italiani kërkon disa ndryshime për ndeshjet e ardhshme, për të evituar këtë përformanca të dobëta, ndërsa uron Atleticon për fitoren, duke shtuar se e meriton.

“Do të mbaj përgjëgjsi për këtë ndeshje. Kjo ishte ndeshja më e keqe e Real Madridit që kur drejtohet nga unë”, deklaroi Ancelotti.

“Duhet të ndryshojmë veprimet tona dhe të evitojmë gabimet që mund të na përsëriten në ndeshjet e ardhshme. Atletico Madrid fitoi ndeshjen sepse e meritoi, ishte skuadër më e mirë se ne në të gjitha repartet”.

Lajme të ngjashme

Back to top button