Chelsea stabilizohet në kreun e tabelës

Kampioni i Premierligës, Manchester City, i ka shpëtuar në fund humbjes nga Hull City, duke barazuar 1:1, ndërsa Chelsea është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi te Aston Villa.

Skuadra e Manuele Pellegrinit, ka luajtur barazim 1:1 në Etihad Stadium me Hull Cityn, ndërsa golin e barazimit vendasit, e arritën vetëm në fund të ndeshjes.
Meyler në minutën e 35’, shënoi për mysafirët, ndërsa James Miler në minutën e 92, shpëtoi Cityn nga humbja.

Në anën tjetër Chelsea ka marrë pikë të rëndësishme në udhëtim te Aston Villa, me rezultat 1:2.
Eden Hazard dhe Bratislav Ivanovic, shënuan për Chelsean, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Okore.
Chelsea pas kësaj fitore, ka 56 pikë, ndërsa City në vendin e dytë me 49 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button