fbpx

E rrahin dhe e rrëmbejnë një person në Strugë

Persona akoma te paidetifikuar nga organet e ndjekjes, e kane rrahur një burr dhe grua në Strugë, sot në mesditë, në afërsi të shkollës “Jahja Kemal Strugë.

Sipas burimeve të informacionit të portalit “Ohridnet”, sulmuesit për shkaqe akoma të panjohura e kanë rrahur ciftin bashkëshortor, ndërsa më vonë burrin e kanë rrëmbyer. Dhunshëm e kanë futur në makinë dhe kanë ikur me shpejtësi të madhe, drejt qytetit të Strugës. Gruaja e rrahur më vonë ka kërkuar ndihmë në sptalin e Strugës.

Ndryshe, incidentin e këtillë e kanë konfirmuar edhe autoritetet policore të Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close