Reali me zor, por fiton (Video)

Real Madridi ishte shumë afër të bëhet tema e ditës së hënë nga gjitha mediumet botërore e aq më shumë nga ato spanjolle, pasi vetëm në minutën e fundit të ndeshjes, arriti të mposht skuadrën shumë të mirë Betis me rezultat 2:1.

Ishte përforcimi shumë i qëlluar nga Malaga, talent i madh Isco, ai që dha buzëqeshjen e parë trajnerit Carlo Ancelotti dhe gjithë tifozëve të klubit mbretëror.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Jorge Molina, për ta barazuar rezultatin francezi Karim Benzema. Kështu ishte deri në minutën e 86 kur Isco shënoi për tri pikët e para sezonale për Real Madridin.

Kjo është përgjigje e dobët për Barcelonën e Tatas e cila shkatërroi 7:0 Levanten.  

Lajme të ngjashme

Back to top button