Inspektori nga Maqedonia, dënohet në Zvicër

Një inspektor policor shumëvjeçar nga Maqedonia, në Oberglatt të Zvicrës kishte trafikuar lëndë narkotike. Për këtë, ai do të duhet të qëndrojë prapa grilave për një vit.

Para Gjykatës së rrethit në Zurich, të premten është paraqitur një personalitet 48-vjeçar jo i zakonshëm. Shtetasi maqedonas në vendlindjen e tij e kishte vijuar para 25 viteve një shkollë policore dhe më pas kishte punuar si inspektor policor.

I akuzuari inteligjent, i cili pasi e njehë mrekullueshëm gjuhën gjermane dhe nuk kishte nevojë për përkthyes, për shkak të luftës në ish Jugosllavi e kishte lëshuar vendlindjen duke u larguar edhe nga profesioni. Më pas, ai jetoi si refugjat fillimisht në Gjermani e më vonë edhe në Zvicër, njofton “lajmpress”.

Tashmë është e qartë se ish inspektori para disa viteve e kishte ndryshuar radikalisht kahen e jetës, duke u zhytur në kontrabandë me lëndë narkotike. Me këtë rast, ai ishte hetuar, dënuar dhe dëbuar nga Zvicra. Deri në vjeshtën e kaluar, kur përsëri kishte hyrë ilegalisht në Zvicër, në qytetin Oberglatt ZH. Pasiqë nuk mundi të punojë me dokumentacion të rregullt të punës, ai vazhdoi të merret si trafikant i lëndëve narkotike.

Në akuzën ndaj tij thuhet se ai kishte blerë 80 gramë kokainë, të cilën e kishte paketuar në vendbanimin e tij në Oberglatt, me qëllim që ta shesë në veri të Zurichut. “Thjeshtë, për të mbijetuar”, e kishte arsyetuar veprimin e tij para trupit gjykues.

Shikuar nga aspekti juridik, bëhej fjalë për një rast të thjeshtë, kështuqë avokati mbrojtës dhe Prokuroria kishin gjetur gjuhë të përbashkët për të përfunduar procesin sa më shpejt, duke e dënuar me një vit burgim me pa kusht. Arrestimi i tij i shpejtë si duket i ka sjellë fat ish inspektorit, pasi vepra e tij penale është shumë e shkurtër. Po të vazhdonte të punonte edhe më tej, atij do t`i kërcënohej një dënim më i lartë. Pas vuajtjes së dënimit, shtetasi maqedonas do të dëbohet nga Zvicra. Edhe pse ai i ka dy fëmijë me dy gra të ndryshme, shkruan “20 Minuten.ch”.

Lajme të ngjashme

Back to top button