Eksodi masiv dhe patriotët me bateria!

Kjo duhet të jetë shqetësuese për të gjithë, ika masive e qytetarëve dhe nxënësve nga bankat shkollore, e jo rritja e pagave apo çfarë do natyre tjetër! Ikja e 5200 nxënësve nga Kosova, do të thotë se 260 mësimdhënës në mungesë të nxënësve do të ngelin papunë!

Nga rreth 28000 mësimdhënës që janë në gjithë Kosovën, të arsimit parafillor, fillor, të mesëm dhe universitar, nëse vazhdon ky eksod masiv, brenda këtij viti gjysma e mësimdhënësve, ose 14000 mësimdhënës do të ngelin papunë! Kjo ndikon direkt në ekonominë dhe bizneset e Kosovës dhe në rritjen e papunësisë, sepse ekonomia e Kosovës është e lidhur zingjir!

Prandaj të gjithë mendoni mirë para se të kërkoni rritjen e pagave! Ato para të rritjes së pagave, më mirë të shkojnë në zhvillim ekonomik dhe me hapjen e vendeve të reja të punës, edhe e parandalojmë eksodin masiv nga Kosova! E të gjithë ata patriotë me bateria që po na shesin moral, duke i sha dhe kritikuar njerëzit që po e lëshojnë vendin, prej asnjërit prej tyre nuk dëgjova deri më tash duke i sha dhe kritikuar ata që po marrin nga disa paga nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në një shtet ku kemi mbi gjysmën e popullatës të papunë!

Kritikoni dhe apeloni tek ata që të heqin dorë nga disa paga, dhe ato vende të uzurpuara nga këta ”supereksperta” të zëvendësohen me kuadro që janë të papunë! Me këto kritika dhe shitje ”morali” ndaj njerëzve që me të madhe po e lëshojnë Kosovën, vetëm sa po i fryeni zjarrit më shumë, e Kosova nuk e ka atë luks për zjarre të tilla!

Lajme të ngjashme

Back to top button