Reali bëhet pacient i rregullt i Atleticos

Atletico Madrid edhe një herë ka vërtetuar se jo rastësisht është kampion në La Liga. Skuadra e Diego Simeones, i ka mbajtur mësim Real Madridit në Vicente Calderon, duke e mposhtur me rezultat 4:0.
Reali në këtë ndeshje hyri me disa mungesa të rëndësishme në mbrojtje, ndërsa te Atletico, Torres e nisi ndeshjen nga bankina.

Dy golat e parë të Atleticos erdhën në fillim të pjesës së parë.
Ishte Tiago që në minutën e 14’, shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa në minutën e 18’, Niguez me një gol të jashtëzakonshëm, dyfishoi epërsinë. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Atletico që shënoi dy gola. Ishte lojtari më në formë, francezi Griezmann, që në minutën e 67’, hipotekoi fitoren për skuadrën e tij, ndërsa Mario Mandzukic në minutën e 89’, shënoi për poshtërimin e Realit.
Reali edhe pas kësaj humbje, mbetet lider me 54 pikë, ndërsa Atletico në vendin e tretë me 50 pikë, 50 pikë ka edhe Barcelona, që renditet në vendin e dytë dhe ka një ndeshje më pak të luajtur.

Lajme të ngjashme

Back to top button