Gostivari merr tri pikët e para, barazojnë tetovarët

Në Tetovë në praninë e mbi 7 mijë tifozëve, Shkëndija dhe Metalurgu kanë ndarë pikët, ndërsa shikuesit nuk patën luksin të shohin asnjë gol, pasi ndeshja përfundoi me rezultat të pastër 0:0.

Edhe pse sulmuesit e dy ekipeve për gjatë 90 minutave, krijuan raste të shumta të cilat nuk u realizuan, falë mbrojtjeve të mira të dy portierëve Jovanovski të Shkëndijës dhe Efremov të Metalurgut. Në këtë ndeshje raste të shkëlqyeshme për të shënuar kishte Ardian Nuhiu, por në fund nuk ishte preciz.

Te ekipi kuqezi për herë të parë në formacion u paraqitën përforcimet Muharem Bajrami dhe Egzon Belica, ndërsa para fillimit të ndeshjes u prezantua edhe Nderim Nexhipi. Në këtë ndeshje u ndanë dhe dy kartonë të kuq, një për Nuriman Ismailin e Shkëndijës dhe Bojan Gjorgjievskin e Matelaurgut.

Më në fund edhe skuadra e Gostivarit ka shijuar festën. Me dy gola të boshnjakut Ekrem Hoxhiq ndeshja ndaj Rabotniçkit është përcjellë në një atmosferë sportive që e kishin krijuar mbi 4 mijë tifozë. Futbollisti boshnjak Hoxhiq shënoi dy herë, një në minutën e 16-të të pjesës së parë dhe golin që vulosi fitoren në atë të 89-të.

U dëshmua edhe një herë se Renova është shumë më e fortë kur luan jashtë fushës së saj dhe kualitetin e vet e tregon me skuadrat pretendente. Në arenën “Fipili i Dytë”, në përballjen me kampionin aktual Vardarin, xhepçishtasit kanë marrë pikë me shumë edhe pse sipas rasteve edhe po të fitonte, do të ishte shumë me meritë. 
Të parët në epërsi kanë kaluar mysafirët me golin e Izair Eminit në minutën e 18-të, ndërsa vendasit kanë barazuar me golin e Kostovskit në minutën e 39-të.

Rezultatet e xhiros së tretë:
Gostivari – Rabotniçki 2:0 
Makedonija Gj.P – Euromilk 0:1 
Napredoku – Bregalnica 0:2 
Pelisteri – Turnova 0:0
Shkëndija -Metalurgu 0:0 
Vardari – Renova 1:1

Renditja: Turnova 7, Bregallnica 7, Pelisteri 7, Metalurgu 5, Vardari 4, Euromilku 4, Rabotniçki 4, Gostivari 3, Shkëndija 2, Renova 2, Napredoku 1, Makedonija GJ.P. 0 pikë

Lajme të ngjashme

Back to top button