Qytetari i kërkon ndihmë Jahjagës: Kemi qënë të dashur gjatë studimeve

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka vizituar ditën e djeshme Vushtrrinë ku është takuar edhe me qytetarë të ndryshëm.

“Vizitë Vushtrrisë për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve tanë, për t’u thënë që Kosova është vendi i tyre. Na duhet edhe një shtytje për ta bërë Kosovën vend siç e dëshiruam. Pa ju, Kosova nuk mund të bëhet”, shkruan presidentja në Facebook.

Jahjaga ka postuar edhe dy fotografi gjatë takimeve me qytetarët, ndërsa personi i lagur nga shiu, që i jep dorën në foton e mëposhtme, ka rrëfyer se “i ka kërkuar ish të dashurës së tij tio rregullojë një punë në polici”.

“Për hir të dashurisë që kemi patur e luta të më gjejë një punë ose të më mundësojë të iki larg nga këtu”, ka rrëfyer zotëria që pretendon se gjatë studimeve ka patur një lidhje 2-vjeçare me Atifete Jahjagën, citon BW.

Lajme të ngjashme

Back to top button