fbpx

PRSD: Është koha që pushteti të përballet me politikat e saja të dëmshme

Është koha e fundit që pushteti të përballet me politikat e saja të dëmshme. Mundësia më e mirë është zbardhja e gjitha krimeve, korrupsionit dhe keqpërdorimeve, konsideron Partia e Re Socialdemokrate e Tito Petkovskit.

Nga kjo parti porosisin se japin mbështetje të plotë kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev në zbardhjen e të vërtetës dhe betejës për kthimin e demokracisë, lirisë dhe vlerave demokratike në Maqedoni.

“Çdo kërkesë për zgjedhje fer, regjistrim, zbardhjen e krimit të organizuar…çdo kritikë të politikave qeveritare, nga kryeministri dhe partia në pushtet përjetohen si tentim për grushtshtet, komplot të tradhtarëve, spiun dhe mercenarë politik”, kanë thënë në PRSD.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close