Rashçe, përmbyten rreth 100 hektarë tokë

Fshati Rashçe është një ndër vendet e goditura nga përmbytjet. Për shkak të reshjeve të shumta, lumi Vardar ka dalë nga shtrati në këtë fshat duke shndërruar në liqene, shumë sipërfaqe toke. Ekipi i televizionit ALSAT M sot vizitoi këtë fshat të komunës së Sarajit për të parë nga afër gjendjen e përmbytjeve.

“Mbi 100 hektarë tokë pjellore është bilanci i përmbytjeve si rezultat i të reshurave të fundit të shiut dhe daljes së lumit Vardar nga shtrati i tij. Banorët e fshatit Rashçe thonë se bukën e gojës që kanë siguruar nga kjo tokë pjellore, këtë vit nuk do të mund ta bëjnë”.

Banorët e Rashçes thonë se autoritetet mund ta kishin parandaluar një katastrofë të tillë, nëse do të kishin ndërmarrë në kohë masat për pastrimin e shtretërve të lumenjve. Sipas tyre, sezoni i mbjelljes për këtë vit ka marrë fund, pasi toka nuk mund të thahet para muajit shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button