Strugë: Persona të panjohur rrahin një çift nga Shkupi dhe e rrëmbejnë burrin

Një burrë dhe gruaja e tij janë rrahur sot nga persona të panjohur në afërsi të shkollës “Jahja Kemal” në Strugë. Sipas informacioneve të para çifti pasi që është sulmuar dhe rrahur, sulmuesit e kanë kidnapuar burrin duke e marrë atë në veturën e tyre dhe duke e dërguar në Strugë.

Gruaja menjëherë pas ngjarjes kishte kërkuar ndihmë në stacionin policor të Strugës, ndërsa këta të dytët e kanë konfirmuar rastin dhe kanë shtuar se janë duke punuar për zbardhjen e të njëjtit.

Lajme të ngjashme

Back to top button